Mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me diell pritet të mbajë të hënën në Kosovë.
“Meteo Kosova” ka njoftuar se gjatë pasdites mund të ketë reshje të izoluara në lokalitet, ndërsa në mbrëmje pritet intensifikim i reshjeve sidomos gjatë orëve të natës.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16 gradë Celsius.