dyshuari që sulmoi sot një gazetar në Pejë tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe i njëjti ka përfunduar në ndalim policor. Ai po dyshohet se e goditi gazetarin e mediumit “Peja në fokus” për motive akoma të panjohura,
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, nën dyshimet për veprën penale “Sulmi”.
Ndryshe, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës dhe sipas informacioneve të para, i dyshuari është punëtor i Telekomit.
Pamjet e sulmit tashmë janë publikuar, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor