Në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës është mbajtur takimi i parë i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2024.
Takimin e udhëhoqi nënkryetarja e komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, ndërsa morën pjesë komandanti i Stacionit të Policisë në Klinë, z. Ragip Bytyqi dhe anëtarët e KKSB-së.
Kjo mbledhje kishte gjithsej gjashtë pika të rendit të ditës:
1.Prezantimi i Planit të Punës së KKSB-së;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
3. Vlerësimi i përgjithshëm i sigurisë në Komunën e Klinës, ushtrimi i kontrollit më të shpeshtë të trafikut rrugor për të zvogëluar aksidentet me fatalitet;
4. Propozimi për organizimin e trajnimit për mbrojtjen nga zjarri me nxënësit e shkollave;
5. Trajtimi i qenëve endacakë;
6. Të ndryshme.
Komandanti Bytyqi gjatë këtij takimi para të pranishmëve theksoi se situata e sigurisë në Klinë është e qetë dhe gjithashtu shpalosi statistika për gjendjen në terren dhe veprimet e ndërmarra nga Polica e Kosovës në Klinë.