Tre persona janë shpallur të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës.
Një rast është raportuar në Prishtinë, një në Podujevë dhe një në Fushë Kosovë.
Policia ka bërë të ditur se të tri rastet janë duke u hetuar dhe deri më tani nuk ka informacion për fatin e dy burrave dhe një gruaje.
Njoftimi i policisë:
Prishtinë 29.01.2024 – 10:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar.
Podujevë 17.02.2024 – 23:30. Raportohet se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar. Fushë Kosovë 15.02.2024 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar.