Dy persona kanë mbetur të lënduar pasditen e sotme në Lipjan, si pasojë e një konflikti mes dy grupesh, rast në të cilin Policia është detyruar ta përdorë armën zyrtare
Rasti ka ndodh kur njëri grup ka goditur me veturë dy personat e grupit tjetër të cilët ishin këmbësorë.
Këta të fundit kanë marrë lëndime trupore.
Për ta parandaluar konfliktin mes dy grupe një polic i Policisë së Kosovës është detyruar ta shti në funksion armën e tij zyrtare.
Lajmin e ka konfimruar Arbër Beka, zëdhënësi për media i Inspektoratit Policor të Kosovës.
“Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju konfirmon se është njoftuar nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin në Lipjan ku dyshohet se është përdorur arma zyrtare për të parandaluar lëndimin trupor në një incident mes disa të dyshuarve”, tha Beka.
Policia ende nuk është deklaruar për rastin, ndërsa në vend të ngjarjes ka dalë edhe njësiti i Forenzikës