Një rrahje mes disa personave ndodhi pasditen e djeshme në rrugën ‘Adem Jashari’ në qytetin e Pejës.
Të përfshirë në këtë rast ishin disa persona të moshave të ndryshme, teksa të dyshuarit kanë sulmuar viktimat duke i goditur me grushte dhe shufra, ku edhe janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës ka identifikuar dhe arrestuar personat:
P. A. lindur në vitin 1986 m.k.sh.
Q. A. lindur në vitin 1997 m.k.sh.
J. A. lindur në vitin 1996 m.k.sh, ndërsa personi i katërt i përfshirë në këtë rast është në kërkim për t’u arrestuar.
Dy viktimat e këtij rasti kanë pranuar tretman mjekësor, teksa më pas edhe janë intervistuar nga hetuesit.
Në një video të siguruar nga RTV Fontana shihet rrahja e ndodhur në Pejë, ku një grua e moshuar nuk hezitoi që të tentonte t’i ndante personat që po rriheshin.
Ajo shihet teksa hy mes të përfshirëve në këtë rrahje, duke u munduar që të parandalonte këtë rrahje të bëhej edhe më e madhe.
Janë të rralla kur njerëzit hynë në mesin e një rrahje, pasi rreziku është gjithnjë mjaftë i madh, por siç duket kjo grua rrezikoi veten duke tentuar t’i ndante të përfshirët në këtë sulm fizik