Tregtia e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse përbën vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës me gjobë deri në 7 mijë e 500 euro, ose burgim prej 1 deri në 8 vjet. E rastet kur qytetarët bien ndesh me ligjin në lidhje me armët, nuk janë të rralla,
Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet ndaj një personi.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 37-vjeçari është arritur që të identifikohet si i dyshuar për tregti me armë dhe të njëjtit i janë gjetur mbi 10 armë të gjata e të shkurta
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, por i njëjti ka refuzuar që të japë detaje lidhur me armët në fjalë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.