Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona, ku të njëjtit dyshohet se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës në Prizren.
Tre personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar me procedurë të rregullt.
“Rr. Sheh Emini, Prizren 02.02.2024 – 12:15. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.