Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një kamion.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës ka thënë për IndeksOnline se si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritur të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor./