I dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli do ta vazhdojë edhe sot dëshminë para Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Lajmi ne ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësja e Murselit, avokatja Teuta Zhinipotoku.
“Po, sot vazhdon dëshmia e tij, nesër pastaj vazhdon Kushtrimi”, tha Zhinipotoku.
Murseli është sjellë edhe sot në Prokurori, nën masa të larta sigurie. Ai kishte dëshmuar edhe më 24 janar.