Optika Moda nënshkruan marrëveshje me Sindikatën e Pavarur të Doganës së Kosovës

Sot nënshkruam një memorandum bashkëpunimi me Sindikatën e Pavarur të Doganës së Kosovës. ????

Pas marrëveshjeve me FSK-në, PK-në, MASHT-in dhe SBASHKU-në, ky bashkëpunim qëndron si partneriteti i pesti me radhë.

Qëllimi i kësaj kontrate është ofrimi 50% zbritje për të gjitha shërbimet që kryen “Optika Moda”, për të gjithë anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Doganës së Kosovës, ndërsa 30% zbritje për prindërit, bashkëshortët dhe fëmijët e tyre.

Këtu përfshihen, të gjitha shërbimet për kujdesin e syve, si: kontrollet mjekësore për sy me aparaturat më të sofistikuara, ekzaminimin e syrit, përcaktimin e dioptrisë dhe ofrimit të syzeve.

Për më tepër, ky nuk do të jetë bashkëpunimi fundit, në vazhdimësi do të kemi bashkëpunim me Zjarrfikësit dhe me mjekët e infermierët e Kosovës.
Është e rëndësishme të shprehim mirënjohje për ata individë të përkushtuar që pa u lodhur u shërbejnë qytetarëve.

#OptikaModa