Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Mbledhja do të nisë nga ora 12:00 dhe do të ketë gjithsej 12 pika në rend të ditës.
Në rend të ditës në mbledhjen e sotme të Qeverisë ndër të tjera është shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2024, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i Propozim-vendimit për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, kandidatët për anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujitjes Drini i Bardhë Sh. A. Pejë.
Në rend të ditës në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të jetë edhe shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes së bashkëpunimit “Marrëveshje kornizë e partneritetit për mbështetje me vaksina dhe ose para të gatshme” ndërmjet Aleancës GAVI dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë.