Kryetari i LDK së – dega në Klinë, Alban Rraci përmes një postimi në faqen zyrtare, ka ftuar themeluesit, aktivistë, anëtarë dhe qytetarë, të bëhen pjesë e festës për shënimin e 34-vjetorit të degës së LDK-së në Klinë.
I pranishëm në këtë ngjarje, do të jetë edhe Kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku.
Kjo ngjarje do të shënohet këtë të diel (28.01.2024) në orën 12:00 në Hotel Nora në Klinë.