Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se eksponentë të partisë në pushtet dhe nga koalicioni AAK-NISMA, apo siç i quajti ai “fronti i bashkuar opozitar”, janë marrë shumë me të sot.
Ai tha se kur është në pyetje Lidhja Demokratike e Kosovës, “të dyja, se ç’na bëhen bashkë”.
“Ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim të gjatë. Ndoshta matjet e bëra, këto pa propagandë, po u japin frikë në palcë. Rruga e Re është zgjidhja! As si këta e hiç se hiç si ata! Si LDK; forcë moderne e zhvillimeve të mëdha”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se Kosovës i duhet një qeverisje që nuk merr 4 vjet kohë për gjysmë autostradë e “as nuk u falë ‘Bechtel-ve’ 54 milionë euro dhuratë”
Një që nuk merr 4 vjet kohë për gjysmë autostradë, e as nuk u falë ‘Bechtel-ve’ 54 milion euro dhuratë.