Në fillim të këtij muaji, Volkswageni zbuloi se në vitin 2025 do ta sjellë në treg modelin e ri të Golfit. Edhe pse ishte i kamufluar, të paktën është parë brendësia e tij, ndërsa tani janë dhënë më shumë detaje.
Volkswageni ka publikuar një video në YouTube ku zbulohen më shumë detaje të Golfit GTI të ri, ndërsa shefi i dizajnit të VW-së, Andreas Mint, në Instagram ndau foto me modelin e ri standard të Golfit
Më shumë informacione do të ketë pas debutimit, i cili pritet së shpejti, por tani për tani ajo që dihet është se modeli standard i ri i Golfit do të ketë transmision manual, ndërsa GTI-ja do të jetë i disponueshëm vetëm automatik.
Në fund të dekadës, Golf 9 do të shitet vetëm si veturë elektrike me arkitekturën e re të VW Group.
Golfi do të prodhohet në shtëpinë e VW-së, në Wolfsburg.