Një i moshuar nga fshati Baicë i Istogut është zhdukur që nga e mërkura.
Mus Leskova është larguar nga shtëpia pasditën e të mërkurës dhe nuk është kthyer më.
Rastin e ka lajmëruar në polici vëllau i tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij mashkull kosovar (me probleme psikike) është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftimin e policisë.