Një burrë në Rahovec ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.
Në raportin e Policisë thuhet se ai ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara është arrestuar.
“Rahovec 09.01.2024 – 22:10. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.