Një person ka mbetur i plagosur nga një përleshje mes katër vetave në oborrin e Spitalit të Prizrenit.
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, deri te plagosja ka ardhur pas një përleshjeje në mes të katër personave, njëri prej të cilëve ka poseduar armë zjarri, derisa sipas tij policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku i ka arrestuar katër të dyshuarit.
Bytyqi tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 minuta.
“Katër persona janë përfshirë në një përleshje me armë zjarri, njëri nga të përfshirët ka pas armë zjarri me të cilën njëri nga të dyshuarit është lënduar në këmbë, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të pistoletës dhe i ka arrestuar 4 të dyshuarit. Me rastin po merret njësiti i hetimeve”, ka deklaruar Bytyqi.