Dukuria e fajdesë, që nënkupton huazimin e parave të cilat më pas duhet të kthehen me interes shumë të lartë, përveç se përbën vepër penale, është mjaft shqetësuese dhe e rrezikshme. Për një rast të tillë që ka ndodhur në Shtime, Policia ka arritur ta arrestojë një 39-vjeçar.
I dyshuari është kapur të enjten në rrugën ‘Ymer Devetaku’’ në Shtime, nën dyshimin për dhënie të fajdes.
Policia ka njoftuar se i dyshuari ia kishte dhënë viktimës 7000 euro me fajde, por pasi arriti t’ia kthejë, dyshohet se e ka sulmuar me mjet të fortë.
“I dyshuari fillimisht kishte sulmuar viktimën me një mjet të fort, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas viktima kishte raportuar në polici, se nga i dyshuari kishte marrë para me fajde dhe nuk kishte arritur të kthej shumën e caktuar të parave prej 7000 euro, në emër të fajdes.”
Pas denoncimit të rastit, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit për krime të rënda është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.”