Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) e kanë shpallur gjendjen e gatishmërisë për luftë pas sulmeve të sotme me raketa nga grupi militant palestinezë Hamas.
“Në orën e fundit, organizata terroriste Hamas kishte filluar hedhjen e një breshërie raketash nga Rripi i Gazës në territorin izraelit. Terroristët u infiltruan në territorin izraelit në një sërë lokacionesh të ndryshme. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm tani po bën një vlerësim të gjendjes dhe po miraton planet për vazhdimin e aktivitetit të IDF-së. Organizata terroriste Hamas është përgjegjëse për këtë sulm. Ajo do të përballet me pasojat dhe përgjegjësinë për këto sulme terroriste”, thuhet në njoftimin e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, e të cilin e ka shpërndarë edhe Ambasada e Izraelit në Kosovë.