Përfaqësuesja e Kosovës do ta luaj në nëntor ndeshjen e fundit kualifikuese jashtë shtëpisë së saj.
Dueli i fundit i Dardanëve jashtë shtëpisë këtë edicion zhvillohet në udhëtim te Zvicra dhe tanimë është caktuar edhe orari dhe vendi ku do të zhvillohet ky duel.
Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se takimi Zvicër – Kosovë do të zhvillohet në stadiumi St Jakob-Park më 18 nëntor me fillim nga ora 20:45.
“Është përcaktuar vendi i ndeshjes së fundit të kombëtares së meshkujve në shtëpi në vitin 2023. Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Kosovës të shtunën më 18 nëntor në ora 20:45 do të zhvillohet në St. Jakob-Park”.
Shitja e biletave për këtë duel fillon më 20 tetor me fillim nga ora 14:00 në mënyrë elektronike në www.ticketmaster.ch”, ka shkruar Federata zvicerane e futbollit.
Kjo do të jetë ndeshja e tretë mes Zvicrës dhe Kosovës, ku e para ishte zhvilluar miqësore në Zurich dhe kishte përfunduar baras 0-0.
Ndërkohë dueli i dytë u zhvillua muajin e kaluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë ku dy ekipet përfaqësuese u ndanë baras 2-2.