Spitali Rajonal i Pejës ka njoftuar se aktualisht është duke i trajtuar 87 pacientë me COVID-19.
Sipas njoftimit, 69 pacientë janë në oksigjenoterapi, 2 pacientë me Covid-19 janë në CPAP dhe 17 në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Spitali njofton se nëntë pacientë me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. /