Iniciuesi i peticionit për tërheqjen e Trustit Pensional, Adnan Jashari, ka thënë se pret që në seancën e nesërme, të votohet unanimisht pro projektligjit gjë mundëson një gjë të tillë.
Në një lidhje direkte në Edicionin Special, ai ka bërë të ditur se afro 84 për qind e qytetarëve të Kosovës janë për tërheqjen e Trustit.
“Presim që të gjithë deputetët e kuvendit të votojnë unanimisht pro, në mënyrë që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja e Trustit”.
“Sipas përllogaritjeve, janë 43 deputetë të opozitës që do të votojnë. Fatmir Humolli ka deklaruar pro”.
“Presim që ata deputetë të VV-së të mos marrin pjesë në mënyrë që projektligji të kalojë”.
Ai ka thënë se pret reflektim nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Qytetarët janë shprehur që duhet të votohet ky projektligj sepse është nevojë. Është koha e fundit që të votohet sepse qytetarët janë lodhur. 84 për qind e qytetarëve të Kosovës janë shprehur pro tërheqjes së Trustit”.