Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Grabanicë të Klinës, pranë shkollës fillore “Azem Bejta”, ku një 8-vjeçar u godit nga një veturë.
I mituri ndodhet ende i shtrirë në Spitalin Rajonal të Pejës, duke marrë trajtim për lëndimet e pësuara, shkruan Klina.info.
Familjarët kanë kërkuar zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ky rast ka ngritur shqetësime edhe tek banorët e zonës, të cilët apelojnë për përmirësimin e masave të sigurisë në shkollë dhe në hapësirat përreth.
Ndërkohë, autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për këtë ngjarje, duke e lënë komunitetin dhe familjen në pritje të përgjigjeve./Klina.info/