Kanë mbetur vetëm edhe 8 ditë kur edhe përfundon afati për t’i dërguar në KQZ emrat e kandidatëve për kryetar të komunave dhe asamble komunale.
Subjekti më i madh politik në vend, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka zyrtarizuar asnëj kandidat për kryetar të komunave.
Përkundër që ka disa javë që kjo parti ka zhvilluar zgjedhje nëpër degë ku është votuar për kandidatët për kryetar të komunave.
“Indeksonline”, ka provuar të marrë një qëndrim nga zyrtarë të Vetëvendosjes përkitazi me këtë çështje, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Në anën tjetër, partitë tjera tash e disa muaj janë në proces të promovimit të kandidatëve të tyre.
LDK e AAK deri më tash kanë zyrtarizuar nga 20 kandidat për kryetar të komunave.
Pas tyre vijnë PDK e Nisma.
PSD e Dardan Molliqajt ka vendosur që t’i bojkotoj edhe zgjedhjet lokale.