787 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që sapo kaluam, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 60 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
14 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 9 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 14 foshnje dhe sa i përket gjinisë 5 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 9 të gjinisë femërore.
Analiza kanë kryer 503 pacientë që në total kanë bërë 5,728 analiza.
22 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.