Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 778 gjoba gjatë 24 orëve të fundit për ata që nuk respektuan masat anti-COVID.
Po ashtu në këtë periudhë kohore bëhet e ditur se kanë ndodhur 59 aksidente e janë shqiptuar 1161 tiketa trafiku.
18 persona janë arrestuar, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.