741 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që sapo kaluam, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 60 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
9 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 7 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 9 foshnje dhe sa i përket gjinisë 5 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.
Analiza kanë kryer 437 pacientë që në total kanë bërë 5,195 analiza.
16 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.