74 vite me parë u vra nga UDB-a Jugosllave Prof Ymer Berisha

Pikrisht sot e 74 vite me parë u vra nga UDB-a Jugosllave ideologu i Shqiperis Etnike prof Ymer Berisha ne Hereq te Gjakoves.
Ky djalë Merturi nga Gjurgjeviku i Madh është pasuesi i denjët i Hasan Prishtinës.
Hero Kombi

Prof. Ymer (Shaban) Berisha (1912-1946), lindi nё fshatin Gjurgjevik i Madh. Pasi kreu Shkollën Normale në Elbasan, arsimin e lartё, nё degën histori-gjeografi dhe kursin ushtarak në Romë, shërbeu arsimtar në fshatrat e Krujës, Tropojës, Kukësit, Peshkopisë, Lushnjës, Beratit, dhe të Shkodrës, ndёrsa nё vitet 1941-1944, nё normalen ”Sami Frashёri” tё Prishtinёs. Nga nёntori i vitit 1944 doli nё ilegalitet, formoi organizatёn ”Besa kombёtare” dhe u shqua si ideolog i qёndresёs sё armatosur pёr mbrojtjen e kufijve dhe bashkimin e trojeve shqiptare. U vra mё 11 korrik tё vitit 1946, nё Hereç tё Gjakovёs, nё pёrpjekje me forcat e tё ashtuquajturёs Mbrojtje Popullore dhe tё milicisё.

Biografia e professor Ymer Berishës

 

Ymer BERISHA[1] lindi më 13 maj 1912, në fshatin GJURGJEVIKU I MADH i Prekorubës së Dukagjinit, në përbërje të rrethit të Pejës. Ishte i biri i SHABAN BERISHËS dhe nënës FAZË, e bija e Jetish TAFILIT, nga Turiçefci i Drenicës. Familja prej së cilës rrjedh profesor Ymer BERISHA, është familje e vjetër vendase – fshatare e formuar në frymën patriarkale me traditë, bujare e mikëpritëse, e cila ishte shembull për të mirë. Për nga fisi ishte BERISHË, si na mëson edhe vet mbiemri i kësaj familje. I pari i gjeneratës së pestë te mëparshme quhej ÇERKINI, prej nga po e fillojmë hartimin e kësaj Kumtese, Çerkini pas vetes la pasaardhës nga të cilët do te formohën dy familje: ÇERKINI – MUSTAFA – HAJDINI – MUSTAFA – MUJA dhe brezi i tashëm ose i sotëm: Mustafa me vëllezër dhe motra. Ndërkaq zhvillimi gjenealogjik i familjes së Ymer Berishës zhvillohet si vijon: ÇERKINI – ILIJAZI – SHABANI dhe brezi i Ymerit me vëllezër dhe motra.

Veprimtaria politike dhe atdhetare

 

 

Ymeri qysh më 1939-ën, lindi ideja për formimin e 0rganizatës patriotike, politiko -ushtarake, e cila do të zerë vend për realizimin e kësaj ideje vetëm më 12 shtator, 1943-ën, kur Ymer Berisha, bashkë me disa shokë e miq idealistë, krijoi kushtet për thirrjen e një Mbledhje, thuajse në mënyrë ilegale në Pejë. Dhe në atë takim u vendos që të themelohet 0rganizata “BESA KOMBËTARE”. Ndaj, me t, drejtë duhet konstatuar se “BESA KOMBËTARE” është themeluar më 12. 9. 1943, por nuk është publikuar askund dhe është mbajtur fshehur deri më 28. 11. 1944 kur del në shesh ekzistimi i kësaj 0rganizate, pikërisht në fshatin Abria e Epërme të Skenderajt ku Ymer BERISHA me pasuesit e vet, mbajti KUVENDIN e PARË të O. P. U (Ogranizata Politiko – Ushtarake) “BESA KOMBËTARE” në ndërtesën e Shkollës fillore të këtij fshati, për çka historianët tanë, janë të rrallë ata që e përmendin këtë ngjarje dhe atë, vetëm shkarazi, duke mos u lëshuar në hollësira që provokuan mbajtjen e këtij Kuvendi.

 <

Lidhja Dytë e Prizrenit

 

 

Në Prizren, më 16-20 qershor 1944, nën drejtimin nga XHAFER DEVA do ta krijonte 0rganizatën “LIDHJA E DYTË E PRIZRENIT”, si dhe duke u brengosur thellësisht nga zhvillimet e ngjarjeve politike, jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin dhe botën dhe, duke pasur gjithmonë ndërmend porosinë, patriotike të Gjergj FISHTËS, qysh nga viti 1939, kur Ymeri u kthye nga mërgimi, vendosi, bashkë me shokët e miqtë e sipërpërmendur që kishte rreth vetës, që t’i verë themelet 0rganizatës politiko-ushtarake “BESA KOMBËTARE”, ku edhe u paraqit në pika të shkurta, PROJEKTPROGRAMI i kësaj 0rganizate plotësisht ilegale, i cili u aprovua nga të pranishmit e kësaj Mbledhje dhe që më vonë, kjo Mbledhje do të hyjë në analet e historikut të kësaj 0rganizate. Siç u theksua, pas katër ditëve, filloi punimet Mbledhja historike në Prizren për themelimin e LIDHJES SË DYTË TË PRIZRENIT, Mbledhje të cilën e organizoi patrioti Xhafer Deva dhe pikërisht për këtë për 50 vjet me radhë qe i anatemuar nga regjimi okupues i trojeve shqiptare, e besa edhe sot, disa (një pakicë) “historianë” e politikanë shqiptarë e kanë njëfarë averzioni ndaj emrit dhe veprës së shkëlqyer atdhetare të Xhafer Devës. Përkrah këtyre dy ngjarjeve kaq të mëdha e me rëndësi, për të cilat, të parën –(BESA KOMBËTARE) as që u fol në 0pinionin e atëhershëm, ndërsa për Lidhjen e Dytë të Prizrenit, organizatë mbarëkombëtare së cilës i frigoheshin për shkak të Planprogramit të saj gjithë përfshirës të çështjes sonë kombëtare.