73 fëmijë të infektuar me koronavirus kanë marrë trajtim në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se bëhet fjalë për periudhën nga korriku deri më tani, transmeton Klan Kosova.
“Pandemia COVID-19, nuk kurseu as fëmijët tanë. Si në mbarë botën ashtu edhe në Kosovë një numer i fëmijëve u prek nga virusi SARS-COV2. Fatmirësisht, ky infeksion te fëmijët, me perjashtime të rralla, nuk paraqitet në forma të rënda.
Në repartin COVID të Klinikes Pediatrike të QKUK gjithsejt 73 fëmijë u trajtuan që nga muaji Korrik kur u hap ky repart
Sot, vizitova 3 fëmijët që aktualisht po trajtohen ne këtë repart. Edhe pse kishin vendosur maskat, buzëqeshja fare lehtë vërehej në fytyrat e tyre”, është shprehur ai.
“Vendosja e maskave nga fëmijët le të shërbejë si mesazh për të gjithë ne që edhe gjatë festave të fundvititit të respektojmë masat anti-COVID”.