Një e moshuar nga fshati Gjergjedell i Kaçanikut ishte cak i një vjedhjeje të shtunën mbrëma.
Asaj i hynë shtëpi tre persona të panjohur të cilët nën kërcënimin e thikës dhe duke e sulmuar i vodhën një telefon dhe një kasafortë metali në të cilën ishin 55 mijë euro që kjo i kishte kursyer përgjatë viteve, njofton Klan Kosova.
E moshuara që jeton e vetme që nga viti 2012 kur i vdiq burri, thotë se paratë i ruante për të blerë një banesë në Ferizaj.
Në vendngjarje kishin dalë të shtunën edhe policia që po heton rastin, derisa të dyshuarit akoma nuk janë kapur