70 të rinjë dorëhiqen nga LDK në Gjilan”

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së në Përlepnicë Besfort Fazliu, bashkë me 70 anëtarë të tjerë të këtij Forumi, siç thotë ai, kanë dhënë dorëheqje nga strukturat e kësaj partie politike si pasojë e paknaqësivë mbi procesin zgjedhor të cilin e quajtën të manipuluar – sipas tij.

Po e sjellim të plotë reagimin e ishkryetarit të Forumit Rinor të LDK-së në Përlepnicë:

“DEKLARATË:

Dje me date 19.05.2019 Janë mbajtur zgjedhjet e Ldk-së Në Fshatin Përlepnic.
Unë isha kandidat për kryetar të kësaj nëndege deri në momentin e kapjeve të komisioneve zgjedhore.

Zgjedhjet te cilat filluan me emrimin ne komisione zgjedhore te te gjith antarve familjarë Nga ana kundërshtare.

Unë bashk me 70 të rinjë të moshës 18-28 vjeqarë Dhe disa familjeve të ngushta na u mohua e drejta që të vazhdojm me votimin Ne proporcion me rregulloren dhe nenet e cekura, Duke u shkelur qdo nen i mundshem vetëm e vetëm qe pazaret e bëra natën të ju dalin ditën, ata bënë që të zvarriteshin nëpë koridore Votuesit deri 1 orë e gjysmë, qe te shantazhoheshin dhe te kercenoheshin ne mnyren ma brutale te mundshme duke ju thene se ju nuk jeni pjese e kesaj partije, duke ju thene se ju nuk mund te votoni dhe duhet te largoheni nga kjo salle.

Kujt po i pengon kjo rritje e ldk-së , Kush po e deshiron shkatrrimin e ldk-së në Gjilan dhe rrethin, kujt po i konvenon kjo me se shumti, pse duhet te punsohen miqt e miqve ne menyra partiake dhe te lihen skamnoret ne varferi te skajshme, pse duhet të punsohen në pozita shtetërore dy deri tre antarë të një familje dhe tjetri të mos ket as kafshatën e bukës në shtëpi,deri kur…

Pse duhet te dihet fituesi ende pa filluar votimi i kandidatëve , pse neve te rinjeve nuk na lejohet qe te vazhdojm ne mnyren demokratike ashtu siq i ka hije ksaj Lidhje te ashtuQuajtur demokratike.

Unë Besfort Fazliu i lindur më 04.04.1995 (24 vjeqar) Mora Guximin dhe gjith rreziqet që të kandidoj për kryetar të kësaj nëndege i shtyer nga komplet Forumi rinor të cilët më mbështetën qdo sekond edhe pse të kërcënuar nga profiterët të cilët nuk e pranojn as si Fizik një të ri në këtë parti e lëre më të jap mendim,sepse janë mësuar që vendimet dhe pozitat ti bëjnë kok në vete Dhe të ju shkojnë si kukull para eprorëve të marrin urdhërat dhe ti zbatojn ato poor kurrsesi të ankohen apo të ngritin zërin drejt tyre sepse ju mungon guximi fjalori e qe besa edhe shkrimi për ndonjë kërkesë qoft edhe nga ato më të thjeshtat.

E Vërtet që dorëheqja ime nga ky proces ishte vendim jo i lehtë ,Por Rinia E Lidhjes demokratike të Kosovës së sodit nuk din të bëj pazare natën e ti Shpalos ditën , Ne kurrë nuk do të jemi pjesë e asnji pazari politik.

Sllogani të ju lëshojm rend të rinjëve si duket është vetëm për ta mashtruar opinjonin publik, sepse në këtë parti vetëm ky Opsion nuk egzsiton.

Nga sod Unë Kryetari i forumit rinor në Përlepnic i zgjedhur në mënyr demokrate me votim të hapur bashk me 70 Anëtar të ktij forumi rinor ndihemi të injoruar dhe japim dorëheqje nga kjo nëndegë.

E di se do të kem kërcënime të vazhdueshme pas këtij postimi por nuk do tju shiten askujt e as mos tju shkon mendja sepse do të keni punë direkt me policin dhe gjykatë shtetërore. Regim nga Nendega ne Perlepnice” thuhet në njoftim./klina.info