Sipas ASK-së, 70% e ekonomive familjare nuk janë në gjendje të përballojnë një javë pushim vjetor.
Oferta të tilla për të shkuar në pushime janë pothuajse të zakonshme në periudhën e verës.
Tashmë kur jemi në muajt më të nxehtë të verës, shumë institucione mikrofinanciare që operojnë në Kosovë, përmes fletushkave që po i shpërndajnë te qytetarët, kanë filluar t’i joshin ata që të marrin kredi për pushime verore.
Madje, disa prej tyre po ofrojnë edhe “ kredi të shpejta” me normë të interesit prej më të ndryshmeve.
Por, marrja e kredive të tilla nuk po rekomandohet nga njohësit e sistemit bankar.
Statistika për numrin e qytetarëve që kanë marrë kredi për të shkuar në deti, nuk posedojnë as Shoqata e Bankave të Kosovës as nga Banka Qendrore.
Megjithatë nga BQK, i kanë treguar televizionit se nga janari 2022 deri në muajin korrik, janë mbi 1300 persona që kanë marrë kredi konsumuese.
E kjo, sipas ekspertëve financiar po shihet problematike, veçmas kur bëhet fjalë për normat e interesit.
Më këtë konstatim po pajtohen edhe qytetarët.
Sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, 70 për qind të ekonomive familjare nuk janë në gjendje të përballojnë një pushim vjetor njëjavor./T7