Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19, ku 7 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.
Poashtu gjatë kësaj fundjave 540 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 66 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“9 lindje kanë qenë gjatë vikendit, 7 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.
478 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë̈ 5074 analiza. Gjatë vikendit janë kryer 13 Operacione.
120 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë vikendit dhe atë 79 Rëntgen, 33 EHO dhe 8 CT-ja”, thuhet në njoftimin e spitalit. /