Sot janë regjistruar htatë raste të reja me koronavirus në veri të Kosovës.
Në veri të Kosovës janë shënuar edhe 7 raste pozitive me koronavirus, ka njoftuar specialisti Aleksandar Antonijeviq nga Instituti për Shëndet Publik në Mitrovicë, transmeton lajmi.net.
Bëhet fjalë për katër persona me vendbanim në veri të Mitrovicës, dy nga Zveçani, dhe një nga Zubin Potoku.
Antonijeviq ka shtuar se deri më tani tre persona janë shëruar ngas COVID-19.
Sipas tij, nga 12 marsi, janë testuar 514 persona.
Në total, numri i të infektuarve me koronavirus në Mitrovicë janë 27, një i vdekur dhe tre të shëruar, në Zveçan 16, në Leposaviç 6, prej të cilëve një ka vdekur, në Zubin Potok 9, dhe një tjetër në Kosovën qëndrore.
Deri më tani në komunat me shumicë serbe në Kosovë janë shënuar 58 raste me koronavirus, nga të cilët kanë humbur jetën dy persona, nga Leposaviçi dhe Mitrovica e veriut. /Lajmi.net/