Policia e Kosovës ka arrestuar 7 persona në Pejë si të dyshuar se janë rrahur pas një mosmarrëveshje rreth pronës.
Të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësorë.
Ndërkaq pas intervistimit, katër prej tyre janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Zahaq, Pejë 18.07.2020, 17:40. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje kurse të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.