Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave, bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100 mijë banorë, brenda 7 ditësh.
Sipas MSH-së në zonën e kuqe janë 7 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani dhe Gjilani.
Në zonën e verdhë janë 14 komuna: Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Shtimja, Prizreni, Peja, Gjakova, Graçanica, Kamenica, Ferizaj.
Ndërkaq në zonën e gjelbër janë 17 komuna: Deçani, Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaji, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu dhe Shtërpca.