694 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që sapo kaluam, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 52 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
9 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 5 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 9 foshnje dhe sa i përket gjinisë 4 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.
Analiza kanë kryer 265 pacientë që në total kanë bërë 2,575 analiza.
13 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi./