68 aksidente ndodhën të dielën në Kosovë, 1 me fatalitet dhe 21 me të lënduar

68 aksidente kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor.

Fatkeqësisht një prej këtyre aksidenteve ka përfunduar me fatalitet.

E 21 ishin me të lënduar, ndërsa 46 përfunduan me dëme materiale.

Për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit janë shqiptuar 1 mijë e 460 gjoba.