665 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që sapo kaluam, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 67 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
7 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 5 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 7 foshnje dhe sa i përket gjinisë 4 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
Analiza kanë kryer 404 pacientë që në total kanë bërë 4,788 analiza.
12 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi. /Klina info/