Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të të ardhurave dytësore, vlera e të cilave, sipas kësaj banke, deri në qershor 2023 shënoi 635.1 milionë euro, që paraqet rritje prej 14% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.
Asetet në llogarinë financiare deri në qershor 2023 ishin 274.8 milionë euro, ndërsa detyrimet financiare shënuan vlerën prej 517.3 milionë euro, për të njëjtën periudhë.
“Bilanci i investimeve direkte në Kosovë deri në qershor 2023shënoi rezultat prej 271.9 milionë euro, që tregon se vlera e ID në Kosovë (374.2 milion euro) është më lartë se ID të investuara nga kosovarët jashtë (101.9 milion euro). Investimet direkte arriten vlerën 374.2 milionë euro e që paraqet rritje prej 14% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar (327.3 milionë euro deri në qershor 2022)”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
BQK ka bërë të ditur se bilanci i investimeve në letra me vlerë, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, deri në qershor 2023 është rritur për 86.7 milionë euro, përcjell Klankosova.tv.
“Investimet tjera (investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare) deri në qershor 2023 kanë shënuar vlerë negative (135.9) milionë euro dhe cila i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të jashtëm në Kosovë. (vlerë prej 285.4 milionë euro deri në qershor 2022). Asetet rezervë deri në qershor 2023 janë rritur për 78.6 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak rritja ishte për 171.8 milionë euro”, thuhet tutje në njoftimin e BQK-së.