Në Klinikën Infektive në QKUK janë duke u trajtuar 72 pacientë, ku 63 prej tyre janë persona të prekur me virusin COVID-19,
Nga këta 63 persona sipas njoftimit të Klinikës Infektive, 10 janë duke u trajtuar në kujdes intensiv, e ku 4 prej tyre janë në gjendje kritike.
Njoftimi i plotë i Klinikës:
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot me 16/04/2020, gjenden të hospitalizuar gjithsej 72 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë 63 pacientë.
Në pritje të rezultateve për 5 raste, ndërsa 4 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19.
Nga 63 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 50 raste janë në gjendje stabile,
• 10 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 4 pacientë prej të cilëve njëri (1) është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë (3) janë në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.