Vikendi i javës që shkoi ishte karantinë në shtatë komuna të Kosovës kjo sipas Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Megjithëkëtë, këtë të diele policia ka shqiptuar 620 gjoba për mosrespektim të masave të vendosura.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 730 raste të reja me COVID-19 ndërsa, 11 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.