Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 61 pacientë me COVID-19, prej tyre 42 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 8 në gjendje të rëndë,
Katër pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Pesë lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dy normale dhe tri me prerje cezariane. Kanë lindur tri foshnje të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore.
3025 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,432 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.