Vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ka rritur edhe kërkesën për pajisje me pasaporta biomoetrike të Republikës së Kosovës.
Numri i qytetarëve që kanë aplikuar për herë të parë për t’u pajisur me pasaporta biometrike të Kosovës këtë vit është mbi 98 mijë veta. Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline-n Blerim Camaj drejtor i Agjencisë së Regjistrimit Civil.
Sipas tij ka rritje të kërkesave për t’u pajisur me pasaporta, sidomos muajin e fundit.
“Ne si agjenci e i kemi përfundu të gjitha përgatitjet dhe jemi të gatshëm me e pajis qytetarët me dokumente që kemi të mjaftueshme.
Po fillimisht deri tani po e shohim se ia dalim, nuk kemi pengesa në furnizim sipas procedurave ligjore që i kemi”, tha Camaj.
Ai po ashtu ka treguar se interesimi për t’u pajisur me pasaporta të Kosovës është i madh edhe nga qytetarë të komunitetit serb që jetojnë në Kosovë.
Camaj po ashtu tha se deri sot me pasaporta të Kosovës janë pajisur mbi 1.7 milionë qytetarë në nivel vendi. /Indeksonline/