Para 5 muajve, mes ndjenjave të përziera të gëzimit dhe shpresës për një jetë më të mirë për qytetarët tanë, me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, nënshkruam marrëveshje për bashkëfinancim për ndërtimin e 6 shtëpive të reja për 6 familje skamnore të Komunës së Klinës.
Pa u mbushur tamam 5 muaj, duke iu falënderuar njerëzve vullnetmirë e zemërgjerë, humanistit të madh, Halil Kastrati, dhe financimit të Komunës, këtyre familjeve tashmë u janë ndërtuar shtëpie të reja me kushte të mira dhe familjarëve të tyre u është larguar barra e sigurimit të banimit.
Teksa dorëzonim çelësat e shtëpive të reja, ndjenja e lumturisë veçse rritet kur e sheh gëzimin në fytyrat e njoma të fëmijëve që janë e ardhmja e ndritur e këtij vendi.
Falënderim për të gjithë ata që kontribuan për ndërtimin e këtyre shtëpive!