Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 59 pacientë me koronavirus,
Sa i përket gjendjes së pacientëve, 38 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe nga këta, 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, njofton spitali.
“5 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, vijon njoftimi i spitalit.
Teksa theksohet se nga personeli i Spitalit, 6 mjekë, 15 Infermierë dhe 4 punëtorë nga personeli jo- mjekësorë janë të infektuar me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 212 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta, 15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Po ashtu 4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore”, thuhet më tej në raportin 24 orësh të Spitalit të Pejës.
Gjatë ditës së djeshme, 216 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 2,805 analiza, ndërsa janë kryer 4 operacione. /