59 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve, në polici janë raportuar 59 aksidente.

Në raport thuhet se 12 prej tyre janë me të lënduar, ndërsa 47 me dëme materiale.

Policia ka njoftuar se aksidente me fatalitet brenda kësaj periudhe nuk kanë ndodhur.

Gjatë 24 orëve policia ka shqiptuar 1 mijë e 912 gjoba trafiku.