Aziz Desku është emëruar drejtor i Financave, Ekonomisë dhe Zhillimit në Komunën e Klinës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi kryetari i Klinës, Zenun Elezaj. Derisa ky i fundit, e ka mbajtur premtimin që kishte dhënë, për të vënë në krye të detyrës njerëz apartiak. Njësoj siç ndodhi dhe me Deskun.
Ky është postimi i Elezajt:
Sot kam emëruar drejtor të Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit Aziz Deskun.
Azizi e ka udhëhequr këtë drejtori edhe më herët si dhe gjatë mandatit tim të parë. Ai ka punuar edhe si zyrtar kryesor financiar në këtë drejtori e për një periudhë ka qenë edhe u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv në komunën e Klinës, ku ka treguar profesionalizëm, transparencë e sukses të madh në menaxhim, për çka ka marrur edhe vlerësime pozitive nga institucione vendore e ndërkombëtare.
Gjatë fushatës zgjedhore kam premtuar drejtora apolitik e profesionistë. Azizi nuk është apolitik, por vjen nga një parti tjetër politike me të cilën nuk kemi marrëveshje bashkëpunimi për pozita të drejtorive komunale dhe emërimi i tij është bërë duke u bazuar në përgatitjen e tij profesionale, zotësinë e tij në menaxhim dhe sinqeritetin e tij në punë e kujdesin që ka ndaj parasë publike e jo në aspektin politik.