Beteja e Torviollit, e cila ndodhi 576 vjet më parë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu mposhti forca të mëdha osmane në fushën e Torviollit, e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme.
Pasi ishte formuar Besëlidhja e Lezhës, ku u bashkuan princat arbërorë, Sulltan Murati II dërgoi një forcë prej 25 mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit.
Skënderbeu i doli përpara ushtrisë osmane në fushën e Torviollit, ku pas një beteje taktike nga Skënderbeu, u vranë 22 mijë ushtarë osmanë, kurse, në radhët e shqiptarëve pati të vrarë, vetëm disa qindra.
Me këtë fitore, miti i pathyeshmërisë osmane u thye dhe shënoi edhe fillimin e 25 vjet luftërash të pandërprera të Gjergj Kastriotit./